Një traktorist është shkelur nga traktori i tij

Mbrëmë rreth orës 00:10 nga Shtëpia e Shëndetit Pehçevë është denoncuar se te ta është dërguar një person me iniciale G.R (37) nga fshati Umillena të Pehçevës me lëndime të rënda, transmeton Portalb.mk.

Sipas denoncimit, pasi G.R e ka parkuar traktorin e tij në oborr, ka zdrypur dhe për një moment traktori ka filluar të lëvizë dhe e ka shkelur. Pastaj me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Qendrën mjekësore në Shtip ku nga ana e mjekut janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Policia njofton se po punohet për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button