272 anëtarë të këshillit zgjedhor kanë vdekur si rezultat i numërimit të votave pas zgjedhjeve në Indonezi

Dhjetë ditë pas zgjedhjeve më të mëdha në botë që u mbajtën në Indonezi, kanë vdekur mbi 270 anëtarë të këshillit zgjedhor, kryesisht për shkak të lodhjes si rezultat i punës së gjatë të numërimit të miliona fletëvotimeve, thanë autoritetet.

Në zgjedhjet e 17 prillit, për herë të parë në vend kanë pasur të drejtë për të votuar 260 milion banorë për përzgjedhjen e kryetarit dhe deputetëve të Indonezisë, shkruan Sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

Votimi u zhvillua në mënyrë të qetë, në të cilin dolën 80 për qind e gjithsej 193 milion votuesve, të cilët duheshin të rrethojnë pesë lista zgjedhore në mbi 800 mijë vendvotime. Por ky proces zgjedhor ishte i kobshëm për personat të cilët duheshin të numërojnë votat. Deri në mbrëmjen e djeshme kanë vdekur 272 anëtarë, kurse 1 mijë e 878 janë sëmurë, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Kurse rezultatet e zgjedhjeve pritet të publikohen me 22 maj.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button