Për Pashkët: Zaev në Strumicë, Ivanov në Ohër, Pendarovski në Gaçnik, Mickoski dhe Siljanovska në Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me familjen e tij e ka pritur festën e Pashkëve në kishën “Shën Grigorij Palama dhe Dimitrij” në Strumicë, njofton Portalb.mk.

“Gëzuar për festën më të madhe krishtere, Pashkët, deri te të gjithë besimtarët ortodoks që e festojnë. Ringjallja e Krishtit e simbolizon fitoren mbi vdekjen dhe jep shpresë të fuqishme për dalje nga situatat e rënda me të cilat përballemi të gjithë ne. Besoj që kjo festë të na japë paqe, mirëqenie dhe respekt mes të gjithë neve”, thuhet në uratën e kryeministrit Zaev.

Presidenti Gjorge Ivanov, gjatë kohës së festave të Pashkëve është në Ohër dhe bashkë me familjen ka marrë pjesë në lutjen e mëngjesit në kishën “Sveti Gjorgjija”.

“Ky është vendi ynë më i shenjtë, nga Jerusalemi ynë ortodoks, të gjithë besimtarëve ua uroj festën e krishtere Pashkët. Dëshiroj që gjatë tërë vitit të gjithë qytetarët të jenë të bashkuar dhe bashkë t’i tejkalojnë të gjitha sfidat me të cilat përballen në jetë”, tha Ivanov.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka mbetur në Shkup dhe bashkë me bashkëshorten e tij e kanë pritur festën në kishën “Shën Apostoli Petar dhe Pavle” në GjorçePetrov.

“Të gjithë besimtarëve ortodoks ua uroj festën e Pashkëve, me dëshirë për shumë shëndet, fat dhe dashuri. Këtë ditë të madhe dhe të gjitha të tjera t’i kalojmë me mendim të mirë, bashkim, shtrirje të dorës dhe shembull se si në mënyrë të ndërsjellë të mundemi të krijojmë mëngjes më të mirë për të gjithë fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme”, tha Mickoski.

Festën e Pashkëve në Shkup e ka pritur edhe kandidatja për president, Gordana Siljanovska, e cila ishte në kishën “Sveta Petka” në lagjen Cërniçe, ndërkaq kundër kandidati i saj, Stevo Pendarovski, për Pashkët ka qëndruar bashkë me familjen në Galiçnik.

Festa e Pashkëve

Besimtarët ortodoksë e festojnë festën më të madhe krishtere Pashkët – Ringjalljen e Krishtit, dita kur Jezu Krishti, sipas besimit krishter, e dëshmoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ringjall nga të vdekurit.

Ringjallja e Krishtit në mesnatë ishte kumtuar në të gjitha tempujt e Kishës ortodokse të Maqedonisë, ndërsa sot mbahen liturgji rasti.

Kjo festë është bashkim i besimit dhe traditës, e kultivuar që ngaherë, ndërsa fillon Të enjten e Madhe që para lindjes së diellit kur amviset i ngjyrosin vezët e para të Pashkëve, transmeton Koha.mk.

Kjo traditë kishtare rrjedh që prej shekullit të parë pas Krishtit, përkatësisht kjo praktikohej që në kohën e apostujve të shenjtë – nxënësit e krishtit dhe trashëguesve të tyre.

Ngjyra e kuqe ka simbolikën e fitores. Rëndësia e saj në këtë festë krishtere është se Jezu krishti me ringjalljen e vet e fitoi vdekjen.

Sipas Traditës së shenjtë konsiderohet se Maria Magdalena e para e ka filluar këtë rit për vezët e kuqe të Pashkëve.

Duke e ndjekur shembullin e saj, të krishterët e parë filluan t’i dhurojnë vezët e kuqe në festën e Pashkëve dhe më pas të përshëndeten Krishti u ringjall – Me të vërtetë u ringjall.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button