Shefi i FBI-së paralajmëron për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2020

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray ka paralajmëruar se Rusia po vazhdon përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, duke thënë se ky është një “ndikim i huaj malinj” që paraqet “një kërcënim të madh të kundërinteligjencës” ndaj Shteteve të Bashkuara, njofton REL.

Gjatë një fjalimi në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë, Wray paralajmëroi se operacionet ruse nën direktivën e presidentit rus, Vladimir Putin, me gjasë do të intensifikohen gjatë fushatës presidenciale më 2020.

“Ne e pranojmë se kundërshtarët tanë do të vazhdojnë të përshtasin dhe të përmirësojnë lojën e tyre. Unë mendoj se Rusia paraqet një kërcënim të rëndësishëm, posaçërisht në kibernetikë, sigurisht atë që ne e quajmë territor të ndikimit të huaj malinj, sigurisht me prezencën e zyrtarëve të tyre të inteligjencës që janë në këtë shtet”, deklaroi Wray.

Wray ka përshkruar sesi FBI-ja, Departamenti për Siguri Kombëtare dhe agjencitë e inteligjencës amerikane kanë krijuar task-forca për të koordinuar përpjekjet e tyre për t’u përballur me ndikimin e Rusisë në zgjedhjet afat-mesme më 2018 në SHBA – një lëvizje kjo e bërë, për shkak të përpjekjeve të Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale më 2016.

“Ne e shikojmë vitin 2018 si një provë për shfaqjen e madhe që të ndodhë më 2020”, tha Wray.

Wray po ashtu tha se shtetet si Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po ashtu kanë tentuar të kenë “ndikim të huaj” në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se këto shtete po “shikojnë dhe po mbajnë shënime se si Rusia ka vepruar prej vitit 2016 e tutje”.

“Mendoj se ne presim që kjo të bëhet fenomen të cilin ne duhet ta luftojmë”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button