ASH-ja kujtoi 27-prillin e 2017-s dhe pyeti Xhaferin: Ku mbeti guri, mos është simbol i ikjes së Ahmetit?

Nënkryetarja e partisë opozitare shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Aleancës për Shqiptarët (ASH), Bujare Abazi, në konferencë për media që u mbajt sot para Kuvendit të RMV-së, për të shënuar dyvjetorin e terrorit të 27-prillit të 2017-së, ka pyetur kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, se ku mbeti guri që u vendos para një viti në derën hyrëse dhe mos ndoshta mosvendosja e tij është simbol i ikjes së Ali Ahmetit, transmeton Portalb.mk.

“Jemi këtu për ta shënuar 27-prillin e vitit 2017-të, ngjarje që çoi në histori regjimin dhjetëvjeçar GruevskiAhmeti. Nëse e mbani mend, para një vitit, në hyrjen e Kuvendit ne e vendosëm një gur, me mbishkrimin 27 prill 2017. Asokohe, Talat Xhaferi na premtoi se ai gur do të qëndrojë në hyrje të Kuvendit, me qëllim të përkujtimit të ngjarjeve të asaj dite. Sot e kësaj dite ne nuk e dimë çfarë ndodhi, prandaj i parashtrojmë pyetje publike zotëri Talat Xhaferi: Ku mbeti premtimi? Ku mbeti guri? Pse nuk u vendos në hyrje të Kuvendit?”, tha Abazi

Duke kujtuar mospraninë e liderit dhe deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti më 27 prill 2017 në Kuvendin e RMV-së, ajo ka parashtruar edhe një pyetje ndaj Xhaferit:

“Mos ndoshta simboli i ikjes së Ali Ahmetit, pamundësoi vendosjen e simbolit të gurit në hyrje të këtij Kuvendi?”, tha Abazi.

Nga Kabineti i Xhaferit i hodhën poshtë akuzat e ASH-së si të pabaza.

LEXO: Dy vjet nga 27-prilli i 2017-s në Kuvendin e RMV-së: Gruevski azilant në Hungari, deputetë të amnistuar (VIDEO)

Abazi u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve për mbështetjen e ASH-së ndaj njërit prej dy kandidatëve për president të RMV-së, Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni dhe Stevo Pendarovski nga 30 parti politike.

“Nuk kemi pasur takime me parti politike. Ne si parti do të kemi mbledhje në Kryesinë Qendrore,  dhe aty do të marrim vendim” , tha Abazi.

LEXO: Sela: Javën e ardhshme do të vendosim nëse do të mbështesim njërin nga kandidatët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button