Aksident trafiku në autostradën Shkup – Kumanovë

Në aksidentin që ndodhi mbrëmë në autostradën Shkup – Kumanovë, dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, me vozitës A.D. (25) nga Shkupi, dhe veturës “Citroen Berlingo” me targa të Kumanovës, me vozitës Z.S. (25) nga Kumanova.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer Sektori i Punëve të Brendshme – Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button