Takohen Vuçiq dhe Putin në Kinë – flasin për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua sot në Pekin me Presidentin rus, Vladimir Putin dhe temë kryesore e bisedës mes tyre ishte Kosova, kanë thënë zyrtar për media të dy presidentëve pas takimit.

Në fillim të takimit, Putin tha se ishte i kënaqur me bashkëpunimin ekonomik të të dy vendeve, shkruajnë mediet serbe, transmeton Koha.mk.

Me këtë takim, Vuçiq do të përmbyll konsultimet me partnerët e Serbisë përpara një takimi në Berlin të hënën e ardhshme, pas së cilës, tha ai, do të marrë vendime të rëndësishme rreth zgjedhjeve në Serbi dhe pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button