Angellovska: Mund të konfirmoj se denari është stabil në ditën e pavarësisë monetare

Denari është stabil, ndërsa strategjia monetare e ruajtjes së kursit stabil të denarit në raport me euron është optimale për ekonominë tonë dhe kompaktibile me karakteristikat e saj strukturore, vlerëson në një deklaratë për MIA-n, guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhovska me rastin e 27 vjetorit të pavarësisë monetare dhe vendosjen e denarit.

“Dhe sot, në ditën kur para 27 viteve ishin sjellë shumë ligje me të cilat u krijuan parakushte për krijimin dhe zbatimin e politikës së pavarur monetare nga ana e Bankës Popullore, me siguri mund të konfirmoj se denari është stabil. Strategjia monetare e ruajtjes së kursit stabil të denarit në raport me euron është optimale për ekonominë tonë dhe kompaktibikle me karakteristikat e saja strukturore. Kursi i denarit vazhdimisht është në përputhje me nivelin të cilin e kërkojnë fondamentet ekonomike”, deklaroi guvernatorja.

Ajo theksoi se ky konstatim, të cilin  rregullisht e konfirmon FMN-ja është dhe një konfirmim se Banka Popullore e ka zgjedhur rrugën e vërtetë për realizimin e qëllime të saj.  Vlerëson se stabiliteti i valutës vendore drejtpërdrejtë kontribuon për inflacionin e ulët dhe stabil , të cilat janë parakushte të rëndësishme për krijimin e ambientit të përshtatshëm për mbështetje të rritjes ekonomike.

“Prej momentit kur është krijuar korniza institucionale e sistemit monetar të vendit dhe kur u vendos denari si njësi monetare, e deri më sot, Banka Popullore me sukses u përball me sfidat e shumta të natyrave të ndryshme. E gjithë ajo që është arritur deri më tani është rezultat i mundit të cilin e realizuan shumë kolegë tanë. Është arritur rezultat edhe me mundin e të gjithë paraardhësve tanë të cilët në momente shumë të vështira sollën vendime të duhura”, theksoi guvernatorja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button