Stamboll, është shtruar “qilimi” më i madh i tulipanëve në botë

Qilimi më i madh në botë me 570 mijë tulipanë me ngjyra të ndryshme në një sipërfaqe prej 1.460 metrash katrorë është shtruar në Sheshin Sultanahmet të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qilimi i tulipanëve në sheshin pranë Xhamisë Sultanahmet u përgatit për herë të pestë nga Bashkia Metropolitane e Stambollit.

Ekrem İmamoğlu, kryebashkiaku i Stambollit, tha se qilimi prej tulipanëve është bërë tradicional dhe shtoi se Turqia është vendi ku origjinon ky lloj i luleve.

“Tulipani ka lindur në Malet Tijanshan në Azinë Qendrore dhe ka migruar në këto troje. Më pas kemi një migrim nga Stambolli në Evropë përmes një të dërguari austriak”, tha İmamoğlu.

Qilimi i tulipanëve do të mund të vizitohet deri më 30 prill.

Pas fjalimit, İmamoğlu në mënyrë simbolike bëri mbjelljen e tulipanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button