Zgjedhjet presidenciale, Derkoski: Ende përpunohen rezultatet e rrethit të parë

“Tashmë bëhet përpunimi i rezultateve, sapo të përfundojë, do t’i publikojmë”, kështu deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkoski pasi që në seancën e 36-të solli vendim për anulim të votimit në 7 vendvotime dhe shkarkoi 8 borde zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

Meqë iniciativa “Bojkotoj” sot publikoi të dhëna ku thotë se nuk është arritur censusi në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, 21 prill 2019, të njëjtat Derkoski i cilësoi si spekulime, pasi që sipas tij, rezultatet janë nga përpunimi i 70 përqindëshit të vendvotimeve.

“I kam parë reagimet, dhe ne në ditën e parë saktë kemi sqaruar se ky është numri i daljes në vendvotimet e përpunuara. Ajo përqindje ka të bëj me 70 për qind e vendvotimeve të përpunuara. Përpjekja e tyre për spekulim, është e punë e tyre. Ne nuk mund të spekulojmë, por e publikojmë përqindjen e saktë nga vendvotimet nga të cilat e kemi marrë rezultatin”, tha Derkoski.

Ditën e zgjedhjeve, gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët u ndaluan të marrin inserte dhe deklarata në vendvotime, në të cilën ditë Derkoski i rekomandoi anëtarët e bordeve që ta lexojnë doracakun, ndërkaq sot premtoi se të tilla incidente nuk do të ketë në rrethin e dytë, më 5 maj 2019.

“Kemi qenë të informuar, dhe ne kemi reaguar. Kryetarët e bordeve zgjedhore mund të japin deklaratë vetëm në kuadër të domenit të punës së tij, dhe nuk mund të merrni deklarata të llojit tjetër. Gazetarët vendor kanë akreditimet e tyre, nga shtëpitë mediale. Ju duhet ta mbani me vete atë, në vend të dukshëm, nëse nuk e keni, nuk do të ju lejojnë, pa dallim a jeni apo jo fytyrë e njohur. Duhet ta mbani me vete, dhe të jetë e dukshme. U kemi thënë bordeve zgjedhore, dhe kanë udhëzime për atë. Për këtë situatë, vlerësoj se në rrethin e dytë nuk do të ketë incidente të tilla”, tha Derkoski.

Sa i takon raporteve financiare të fushatës zgjedhore të kandidatëve presidencialë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski, për dyjavëshin e dytë raportet duhet të dorëzohen më së voni deri më 4 maj, dhe më pas do të publikohen në uebfaqen e KSHZ-së.

LEXO: Fletëvotime më shumë se votues të regjistruar: Anulohet votimi në 7 vendvotime dhe shkarkohen 8 borde zgjedhore (VIDEO)

Pas shqyrtimit të parashtresave, u vendos anulimi i votimit në shtatë vendvotime dhe shkarkimi i 8 bordeve zgjedhore. Votimi është anuluar në dy vendvotime në Kavadar, dhe nga një në Kumanovë, Ohër, Aerodrom, Qendër dhe Kërçovë.

LEXO: KSHZ e anuloi votimin në Gjorçe Petrov dhe shkarkoi dy Borde Zgjedhore

Sipas rezultateve të fundit (25.04.2019) në ueb faqen e KSHZ-së dalja e votuesve në rrethin e parë ishte 41.79 për qind (755.702 votues). Kandidati i pavarur, i mbështetur nga partitë shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, Blerim Reka mori 79.921 apo 10,58% të votave të përgjithshme, dhe me këtë nuk do të shkojë në rrethin e dytë, 5 maj 2019-të.
Kandidatja e përkrahur nga partia opozitare VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, Gordana Siljanovska ka marrë 319.225 apo 42,24% e votave të përgjithshme, ndërkaq kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovskin mori 323.714 apo 42,84% të votave të përgjithshme.
Fletë të pavlefshme ka 32.811 apo 4,34% e numrit të përgjithshëm të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button