Pendarovski për të rinjtë: Me hyrjen në BE, do të hapen mundësi të reja

Në tubimin në Prilep, kandidati për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i 30 partive politike, Stevo Pendarovski, ka vlerësuar se perspektivë të të rinjve, por edhe të çdo kategorie tjetër të qytetarëve, do të ketë kur do të përparojmë në planin ekonomik, transmeton Portalb.mk.

“Mekanizmat janë të qarta. Për avancim të çdo kategorie të moshës, jo vetëm të të rinjve, të cilët janë ardhmëria jonë, por edhe i më të moshuarve dhe më të vegjlit, është shteti të përparojë në planin ekonomik. Mënyra e vetme që shteti të përparojë në planin ekonomik, është të bëhemi anëtarë i plotfuqishëm i Bashkimit Evropian, dhe t’i bashkohemi pazarit ekonomik”, tha Pendarovski.

Duke folur më tej për të rinjtë, Pendarovski ka vlerësuar se sapo RMV-ja të bëhet anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian (BE), do të hapen mundësi të reja për të rinjtë.

“Sapo të bëhemi pjesë e BE-së, për të rinjtë hapen mundësi të reja. Unë në mëngjes isha në një konferencë për të rinjtë, ku i ftova që të shprehin mendimin për këtë që e ofroj. D.m.th numrat janë të qartë, përmes programit Erasmus, mobilitetit të të rinjve, ju duhet të bëheni fillimisht pjesë e hapësirës arsimore evropiane, d.m.th të studioni në universitet më të mira, falas, sepse ne do të jemi anëtarë të BE-së”, tha Pendarovski.

I pranishëm në tubim ka qenë edhe lideri i Lidhjes Sociale Demorkate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, i cili tha se ku keni parë ju që gjithsecili t’i japë “fshesë” kryeministrit.

”Pres nga të gjithë ju qytetarë, që frikësoheni nga mundësia e kthimit të regjimit, kjo është rruga e vërtetë. Gjithmonë zgjedhjet presidenciale nuk e kanë pasur vëmendjen e duhur. Kemi rreth të dytë, por nuk duhet ta humbasim, sepse të gjithë e dimë se sa është çmimi që mund ta paguajmë. Të mos ju kujtojë se çfarë ndodhi para 11 vjetësh në Prilep, dhe tërë Maqedoninë, e cila më pas u dëshmua edhe me dëshmi. Të mos ju kujtoj se nuk kishte kështu zgjedhje të lira. Të mos ju kujtoj se nuk kishte vullnet të lirë të shprehur, mund të ëndërronim. Kishte kërcënime, trysni gjithandej. Ku keni parë ju, ku gjithsecili, siç do, t’i japë kryeministrit “fshesë””, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button