Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiqi: Jam i shokuar nga arroganca e Prishtinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të takimit në Berlin tha se “nuk di si dhe çfarë” mund të flasë me përfaqësuesit e Prishtinës, raporton B92, transmeton Klan Kosova.

Duke theksuar se Kosova do të jetë një nga çështjet kyçe me presidentin e Rusisë dhe Kinës, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, Vuçiq tha se ai ishte i tronditur “nga arroganca” e Prishtinës.

Këtë reagim presidenti serb e bëri pas një vendimi nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, e cila ende nuk ka konfirmuar kandidatët e Listës Serbe për kryetarë të katër komunave në veri.

“Duhet të them se nuk e kuptoj … Kam respektuar gjithmonë kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emanuel Makron. Unë jam i sigurt se ata janë më të zgjuar se unë dhe do të mendojnë diçka. Në këtë moment nuk e kuptoj se si dhe për çfarë duhet biseduar me Prishtinën”, tha Vuçiq në Pekin, kur u pyet nëse Prishtina me veprimin e fundit ka dëmtuar takimin e ardhshëm në Berlin.

Vuçiq tha se fakti që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ende nuk i ka konfirmuar kandidatët nga Lista Serbe – në zgjedhjet lokale për kryetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës – përfaqësonin “heqjen e demokracisë, që askush në tjetër në botë nuk ka reaguar”.

Në Berlin të Gjermanisë do të shkojnë më 29 prill dy liderët kryesorë të vendit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ata, bashkë me homologët tjerë të Ballkanit, janë të ftuar nga Angela Merkel e Emanuel Makron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button