Afrika e Jugut, 51 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Së paku 51 persona kanë pësuar për vdekje gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Afrikën e Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja provinciale për Bashkëqeverisje dhe Çështje Tradicionale, Nomusa Dube-Ncube, bëri të ditur se ekipet e shpëtimit mbrëmë vonë nxorrën trupat e të pësuarve nën rrëshqitjet e dheut dhe baltës të shkaktuara nga reshjet.

Rreshjet e mëdha të hënën goditën pjesët lindore të Arikës të Jugut dhe shkaktuan përmbytje dhe disa rrëshqitje.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa sapo është kthyer nga Egjipti nga samiti trilateral i Unionit Afrikan dhe menjëherë u drejtua në rajonin e prekur nga përmbytjet.

“Me lutje dhe mendime jemi me banorët e rajoneve të rrezikuara, Kepi Lindor dhe KwaZulu-Natal, të cilat janë prekur nga fatkeqësitë natyrore, ndaj të cilave nuk kishin asgjë për t’u mbrojtur”, tha Ramaphosa.

Meteorologët paralajmërojnë se për disa ditë në lindje të Afrikës së Jugut mund të vazhdojnë kushtet e paqëndrueshme të motit, duke përfshirë reshjet e bollshme të shoqëruara nga goditje të forta të erërave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button