fbpx

Kemi kapacitete për bisedimet me BE-në, thonë nga Qeveria, edhe ministri u ankua për kualitetin

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mile Boshnjakovski, sot ka treguar se institucionet patjetër të kenë kapacitete për fillimin e bisedimeve me BE-në, edhe pse ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, përpara dy javëve tha se Qeveria është seriozisht e shqetësuar nëse shteti ka kapacitete, njofton Portalb.mk.

“Kuptohet se kemi kapacitete, ekipet janë formuar, atje ku ka vende të lira po plotësohen. Por, nuk ka kurrfarë pengesa ose indikacione nëse diçka do të zvarritet për shkak të ekipeve negociuese, kemi kapacitete dhe do t’i bëjmë të gjitha proceset ashtu siç duhet”, tha Boshnjakovski në konferencë për shtyp, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske.

Ai thotë se tani për tani nuk ka ndryshime në lidhje me datën për fillimin e bisedimeve, por se në këtë periudhë patjetër duhet që të miratohet edhe Ligji për Prokurori Publike me të cilin do të rregullohet puna e PSP-së.

“Data mbetet, shpresojmë se VMRO-DPMNE do të ketë kuptim për tërë procesin dhe në afatet e theksuara do të miratohet ligji me të cilin do të rregullohet puna e PSP-së”, tha Boshnjakovski.

Më 12 prill, ministri Mançevski në Bruksel tha se Qeveria është seriozisht e shqetësuar nëse shteti ka kapacitete për fazat më të mëdha në bisedimet me BE-në dhe apeloi deri te të gjithë aktorët në ose jashtë administratës publike të kyçen në procesin negociues me BE-në.

“Edhe pse tani nuk kemi probleme në lidhje me skriningun, Qeveria është seriozisht e shqetësuar për fazat radhës më të mëdha në procesin negociues. Apeloj deri te të gjithë qytetarët, njerëzit që punojnë në sektorin civil, në kompanitë private, të mendojnë që të kyçen në këtë proces. Na duhen të gjitha burimet e mundshme, nuk i kemi shumë”, tha Mançevski.

Ministri thotë se problemi është që opinioni është i vetëdijshëm, është se numri i të punësuarve në sektorin publik është afërsisht i madh, administrata e vërtetë publike është e vogël, gjegjësisht ato janë 128 institucione të pushtetit qendror, ndërkaq atje ka mezi 16.000 persona.

“Në Ministritë ku ngarkesa më e madhe janë bisedimet, skriningu, reformat, janë mezi 4.000 persona. Kur flas për motivim të personave që të përfshihen në këtë punë, është jo vetëm për jashtë, kur flas për strukturë negociuese, flasim për një pakt nga njerëzit prej brenda fillimisht, por flasim se do të na duhet edhe kapacitet, mundet edhe ndonjë institucion tjetër të vijë. Apeloj deri tek ata që në çfarëdo arsye janë larguar të kthehen, pasi që të marrin ofertë konkrete. Apeloj deri tek ata, ndërkaq konceptin do ta ofrojmë deri në mes të majit”, thotë Mançevski.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close