Ambasadorët e Francës dhe SHBA-së ndihmuan në aksion e sotëm për pastrimin e Shkupit

Ambasadori i Francës, Kristian Timoniee dhe u.d ambasadorja e SHBA-së, Mikaella Shvajcer- Bllum, u kyçen në aksionin e Ndërmarrjes Publike “Higjiena komunale”  për pastrimin e Shkupit. Ambasadori i Francës, Kristian Timonie tha se qyteti i pastër është obligim i të gjithë qytetarëve dhe funksionarëve, transmeton Portalb.mk.

Në pastrim janë përfshirë edhe studentë dhe profesorë të universiteteve, drejtorë dhe të punësuar në ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, zëvendëskryeministri, Bujar Osmani dhe të punësuarit në Sekretariatin për Çështje Evropiane.

“Fshesa ka hyrë në politikën e lartë. Dua të dërgoj apel te politikanët se duhet të zihen edhe për fshesën e vërtetë dhe reale që të mund të përballemi me problemet e vërteta të qytetarëve. Pikërisht kjo na duhet tani, të përballemi me problemet e qytetarëve”, tha Osmani.

Drejtori i NP “Higjiena komunale”, Abdusamed Shabani tha se aksioni bëhet për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve nga veprimi i pandërgjegjshëm me mbeturinat dhe paralajmëroi se të pastrohen deponitë nëpër qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button