Vecino: Interi e dëshiron Scudetton e ardhshëm

Mesfushori uruguaian, Matias Vecino, ka kërkuar që Interi të shfrytëzojë rastin ndaj Juventusit që të tregojë vlerat e veta, ndërkaq këmbëngul se sezonin e ardhshëm Nerazzurët do të luftojnë për titull.

Interi do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm me një fitore ndaj Juventusit këtë fundjavë, ani pse 20 pikë do të jenë prapa zikaltrit, transmeton Telegrafi.

“Do të jetë mundësi e bukur ndaj Juves. Është një ndeshje që ndjehet nga klubi. Juventusi ka treguar më shumë konsistencë, kështu që duhet të jetë referencë jo vetëm për ne”.

“Ne duhet që të afrohemi në atë nivel dhe të luftojmë për titull sezonin e ardhshëm. Na duhet punë, ne do të kthehemi të luftojmë për titull. Është synim për klubin, por ta themi tani nuk ka pak sa kuptim”, deklaroi Vecino.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button