Masa kujdesi për një kumanovar për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes në Fejsbuk

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka ngritur procedurë kundër një personi, banor i fshatit Pelince, Komuna Nagoriçan i Epërm, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “Shpërndarje të materialit racist dhe ksenofob, nëpërmjet sistemit kompjuterik”, sipas nenit 394 paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

“I dyshuari e ka kryer veprën penale më 21.04.2019 nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk, kur ka publikuar një tekst se jep mbështetje për kryerjen e veprës penale nga i afërmi i tij në të cilën ka humbur jetën një zyrtar policor, ndërkaq janë lënduar edhe katër persona. Në tekstin e publikuar, i dyshuari ka bërë thirrje për dhunë ndaj të dëmtuarve në ndeshjen e komunikacionit”, thuhet në kumtesë.

Prokurori kompetent i Prokurorisë së Kumanovës, duke ngritur procedurë kundër të dyshuarit. Ai ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore dhe deri te Gjykata e Kumanovës ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së kujdesit. Propozimi është pranuar, kështu që me vendim të personit të dyshuar i është shqiptuar masë kujdesi dhe i është marrë dokumenti udhëtues. I dyshuari e ka për obligim që të lajmërohet një herë në javë në Gjykatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button