Teksa një komedian u zgjodh president i Ukrainës, rusët ndiqnin procesin me kurreshtje dhe zili

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë përfundoi me një humbje dërrmuese të Petro Poroshenkos, me diferencë 50 pikë në favor të komedianit 41-vjeçar, pa përvojë politike, Volodimir Zelenskiy, shkruan Global Voices. 

Zelenskiy duket se mishëron një pakënaqësi të gjerë ndaj qeverisë së Poroshenkos, veçanërisht në luftën kundër një kryengritjeje të mbështetur nga Rusia në rajonet lindore, që i ka marrë jetë 13,000 personave në të dy anët gjatë pesë viteve të fundit.

Ndërsa është shumë herët për të thënë se si një i ri në politikë do të performojë si kreu i shtetit, zgjedhjet që e çuan atë në fitore u ndoqën me vëmendje nga një audiencë disa milionëshe përgjatë kufirit të kontestuar me Rusinë.

Rusët u ngulitën në ekranet e televizorit për një “spektakël” të rrallë: një fushatë zgjedhore vërtet e paparashikueshme, ku një zyrtar në ikje debatonte me një person pa eksperiencë në politikë, ndaj të cilit pranoi humbjen në mënyrë paqësore.

Kur dy kandidatët presidencialë debatuan në një stadium gjysmë të mbushur në kryeqytetin ukrainas Kiev më 19 prill, të dyja rrjetet televizive në pronësi të qeverisë dhe disa të pavarura nga Rusia e transmetuan drejtpërdrejt edhe në internet.

Meduza, një faqe e pavarur informative, vuri në dukje se debatet televizive të zgjedhjeve presidenciale të Rusisë në vitin 2018 mezi u transmetuan për shkak të kohës së kufizuar- kur as Vladimir Putin madje nuk merrte pjesë – në krahasim me mbulimin e debateve në stadiumin e Ukrainë.

Bell, një tjetër faqe e pavarur informative, numëroi gjashtë milionë shikime të debatit të së premtes në kanalet më të mëdha ruse në YouTube.

Përveç ndjekjes së debateve në internet ose në TV, ose duke lexuar një nga shumë bloget e drejtpërdrejta, rusët gjithashtu shkruan në Twitter masivisht për të komentuar dhe shprehur një gamë të tërë emocionesh. Sigurisht, televizioni shtetëror i Rusisë, i cili është jashtëzakonisht armiqësor ndaj Ukrainës, u tall me debatet, duke i cilësuar zgjedhjet si një cirk e shenjë e kolapsit të afërt të Ukrainës.

Artikullin e plotë lexoje në Global Voices.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button