Haradinaj: S’guxojmë ta mbajmë gjallë temën e kufijve, sepse vetëm e destabilizon rajonin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur se është e rëndësishme që Kosova do të jetë pjesë e Samitit të Berlinit që do të mbahet më 29 prill.

Në këtë takim do të jetë e pranishme edhe Përfaqëuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, me të cilën Haradinaj ka pasë disa herë mospajtime.

Por, kjo për Haradinaj nuk është një problem.

“Mendoj që është me rëndësi që Kosova është në ekipin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor sepse kjo nuk lejon që njëri nga vendet e rajonit të ngecë”.

“Dihet që takimi është thirrë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron ku do të jenë të pranishme delegacionet e shteteve dhe ato të institucioneve të Bashkimit Evropian”.

“Ne nuk kemi ndonjë vërejtje se kush merr pjesë në Samitin e Berlinit sepse ne nuk e caktojmë një gjë të tillë”.

“Qëndrimet e mia dhe të Kosovës i dini dhe nuk ka ndonjë ndryshim. Këto qëndrime kam pasë rast në të kaluarën t’ia them Federica Mogherinit, por edhe sa herë që është nevoja më duhet ta mbroj të drejtën e vendit tim”.

Shefi i Qeverisë ka insistuar se vazhdimi i diskutimit për kufijtë dhe territoret mund të sillte pasoja të mëdha për rajonin, njofton Klan Kosova.

“Diskutimi për kufijtë dhe territoret ka qenë gabim dhe ka mundur ta destabilizojë rajonin. Është mirë që është tejkaluar dhe nuk guxojmë ta mbajmë gjallë si temë sepse vetëm e destabilizon rajonin”.

Haradinaj ka deklaruar se nuk e pengon që dialogun Kosovë-Serbi të vazhdojë ta udhëheqë Federica Mogherini.

“Unë nuk kam vendim se kush e udhëheqë dialogun, por kam vendim në parimet e dialogut. Ne nuk kemi qenë kundër që dialogun Kosovë-Serbi ta udhëheqë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini”.

“Kemi qenë kundër që të devijojë dialogu – në vend se të flitet për njohjen, që është tema që ka mbetur e pazgjidhur, është kthyer në dialog për kufijtë dhe territoret”.

“Nuk ka të bëjë me personin, por me materien që është diskutuar gabim”.

“Ne e dimë se në Evropë janë zgjedhjet dhe ndoshta Federica Mogherini e përfundon mandatin. Nuk ka pasë të bëjë as në atë kohë dhe as nuk ka të bëjë tani me personin, por me materien dhe me të drejtën e Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button