Zaev: Mesazhi është marrë, pastrim i të gjithë funksionarëve që dështuan

Kryeministri Zoran Zaev në tribunën në komunën e Karposhit tha se e ka marrë mesazhin nga qytetarët e pakënaqur të cilët të dielën vendosën të rinë në shtëpi. Ai paralajmëroi pastrim të të gjithë funksionarëve të cilët i kanë zhgënjyer qytetarët, transmeton Portalb.mk.

“E kam marrë mesazhin dhe ua kthej – do të ketë pastrim të të gjithë funksionarëve që nuk kanë kapacitet t’i shërbejnë popullit. Qytetarëve duhet t’u paraqiteni, t’u përgjigjeni, t’u jepni këshillë dhe t’u ndihmoni. Nëse nuk mundeni sot, do të mundeni kur mund t’i kryeni punë. Mesazhi është marrë, por mos e dënoni shtetin për shkak dobësive të pushtetit qendror dhe lokal”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button