MBP tregoi incidentet, një person është arrestuar për fotografim të fletës votuese (Video)

Deri në orën 12 të pasdites në MPB nuk ka pasur ndonjë rast për prishjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë procesit zgjedhor.

“Deri në këtë moment janë regjistruar dy raste me fotografimin e fletës zgjedhore. Këto raste janë regjistruar në komunën e Aerodromit, ku kryetari i këshillit zgjedhor në çerdhen “Lale Srniçka”, ka vërejtur votuesin R.Gj.(36) se si me telefon ka fotografuar fletën e votimit. Personi në fjalë është marrë nga policia dhe ndaj tij do të merren masat e caktuara me ligj. Gjithashtu në vendvotimin numër 1515 në komunën Krivogashtani, personi G.P., nga fshati Obrshani, me telefon ka fotografuar fletë votimin, po ashtu ndaj tij do të merren masa. Në mëngjesin e sotëm, në MPB është paraqitur rasti që në fshatin Rashçe në shkollën “Drita” ku do të votohet, është dëmtuar dera e hyrjes. Komisioni ka deklaruar se nuk ka probleme me materialin zgjedhor dhe votimi ka filluar në orën e caktuar, pa probleme”, tha Biljana Milevska nga MPB, transmeton Portalb.mk.

MPB apelon deri te qytetarët që të drejtën e votës ta shfrytëzojnë në mënyrë të qetë, secili tentim për prishjen e procesit zgjedhor do të sanksionohet pa kompromis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button