Reka pas votimit: Zgjedhjet do të dëshmojnë se RMV-ja është e gatshme për negociatat me BE-në (VIDEO)

Kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Blerim Reka ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në shkollën fillore të Butelit, “Zhivko Brajkovski”. Pas votimit, Reka u shpreh i bindur se këto zgjedhje do të dëshmojnë se RMV-ja është e përgatitur për nisjen e negociatave integruese me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

Blerim Reka duke dhënë deklaratë për media
Blerim Reka duke dhënë deklaratë për media

“Faleminderit që jeni kaq në numër. I përshëndes të gjithë qytetarët dhe të gjithë votuesit. Sot është një ditë e madhe, dhe është një paralajmërim për një faqe të re të Maqedonisë në raport me Bashkimin Evropian. Shpresoj dhe jam i bindur se këto zgjedhje do të jenë të drejta, demokratike dhe të lira. Me këtë do të dëshmojmë se jemi të përgatitur për nisjen e negociatave anëtarësuese me Bashkimin Evropian”, tha Reka.

Reka nuk deshi të japë deklaratë për atë qëndrimin e partive politike karshi tij, sepse siç tha ti, nuk dëshiron të ndikojë te votuesit.

Kujtojmë se Reka ka mbështetje e dy partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA.

Blerim Reka me bashkëshorten para votimit
Blerim Reka me bashkëshorten para votimit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button