420 mln dollarët e BB-së do të shfrytëzohen për shërbime më të mira dhe harxhime më të vogla për ndërmarrjet

Kushte më të mira për ndërmarrjet dhe harxhime më të vogla për biznesin do të sigurojnë një pjesë e projekteve në Kornizën për partneritet me vlerë prej 420 milionë dollarë, nga Banka Botërore, informojnë nga Ministria e Financave, njofton Portalb.mk.

Nëpërmjet tyre do të ulen harxhimet ekspertuese dhe importuese të ndërmarrjeve, ndërkaq do të sigurohet edhe lidhje e ndërmarrjeve të brendshme me ndërmarrjet e jashtme.

“Banka Botërore vlerëson se harxhimet për tregti për ndërmarrjet në rajon do të ulen për rreth 10% me Projektin për lehtësim të tregtimit dhe transportit në Ballkanin Perëndimor. Projekti është pjesë e Kornizës për partneritet me Bankën Botërore dhe është miratuar nga Bordi i drejtorëve të Bankës. Vlera e përgjithshme e projektit është 140 milionë dollarë, prej të cilëve falën e parë janë parashikuar 90 milionë dollarë. Prej tyre, 30 milionë dollarë janë për Maqedoninë e Veriut, ndërkaq për Serbinë 40 milionë dhe për Shqipërinë 20 milionë dollarë”, thuhet në kumtesë.

Projekti, përndryshe përbëhet prej katër komponentëve. Komponenti i parë ka të bëjë me lehtësimin e transportit të mallrave nëpër Ballkanin Perëndimor nëpërmjet zgjidhjes një-sportel dhe modernizim të doganës. E dyta është përmirësim i efikasiteti transparent nëpërmjet zhvillimit të Sistemit Inteligjent Transportues  (SIT) në pjesën e Korridorit 10. Komponenti i tretë ka të bëjë me përmirësimin e qasjes së lirë deri te tregu për tregti dhe investime dhe i katërti për zbatimin e projektit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button