Presidencialet në RMV: KSHZ-ja e përgatitur, shtabet e kandidatëve apeluan të dilet masivisht në zgjedhje

Në konferencë të përbashkët që u mbajt sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhore, kryetari i kësaj të fundit, Oliver Derkoski shprehu bindjen se janë gati për zgjedhjet, ndërkaq shefet e shtabeve zgjedhore të kandidatëve presidencialë, premtuan garë dhe zgjedhje të drejta dhe demokratike, transmeton Portalb.mk.

Sot do të përfundojë fushata zgjedhore, dhe nga mesnata do të nis heshtja zgjedhore. Nesër të drejtën e votës do ta realizojnë mbi 7 mijë persona. 3499 persona të burgosur, të pamundur dhe në qendra të pleqve,  3539 persona të sëmurë dhe në arrest shtëpiak.

Oliver Derkoski sot vlerësoi se nuk kemi pasur fushatë të pastër kristali, megjithëse tha se ka qenë relativisht e qetë.

“Nuk mundet asnjë fushatë të jetë e pastër si kristali, por konstatuam se ka qenë në atmosferë relativisht të qetë, dhe kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen”, tha Derkovski.

Shefet e shtabeve të kandidatëve, i pavarur Blerim Reka, i VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska dhe i 30 partive politike Stevo Pendarovski, apeluan që në mënyrë masive të dilet për votim.

“Besojmë që më 21 prill të gjithë qytetarët do të dalin dhe do të votojnë për kandidatët në të cilin ata besojnë. Apelojë nga këtu që në mënyrë masive të gjithë të dalin në këto zgjedhje”, tha Florin Hasani, shef i shtabit të Blerim Rekës.

“Unë do të bëj thirrje qytetarët që në mënyrë më masive të dalin në votim, ta realizojnë të drejtën e tyre demokratike. Presim që zgjedhjet të shkojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike”, tha Igor Janushev, shef i shtabit të Gordana Siljanovskës.

“Dua të ftoj të gjitha partitë politike, shefat e shtabeve zgjedhore, anëtarësinë e partive politike, që bashkërisht të dëshmojë pjekuri të lartë demokratike dhe vetëdije politike”, tha Aleksandar Kiracovski, shef i shtabit të Stevo Pendarovskit.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshem, Oliver Spasovski sot ka deklaruar se MPB-ja është e përgatitur të parandalojmë çdo përpjekje për prishjen e procesit zgjedhor.

Përndryshe, rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në RMV do të jetë më 21 prill 2019, e diel, ndërkaq rrethi i dytë më 5 maj 2019.

LEXO: Ditën e zgjedhjeve mund të denonconi shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike falas të Avokatit të Popullit
LEXO: Presidencialet në RMV, ky është numri i votave që duhet një kandidat t’i merr për të fituar që në rrethin e parë

Gjithçka për fushatën zgjedhore presidenciale lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button