Spasovski: Jemi të përgatitur të parandalojmë çdo përpjekje për prishjen e procesit zgjedhor

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nëpërmjet një videoje informon se Ministria e Punëve të Brendshme është e përgatitur që të dielën, në zgjedhjet presidenciale dhe komunale në disa komuna, të sigurohen zgjedhje të qeta, rregullta dhe demoktarike dhe të parandalojë çdo përpjekje për prishjen e procesit zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

“Të nderuar qytetarë, të dielën çdonjëri nga ne ka mundësi ta shfrytëzojë të drejtën e vetë kushtetuese, i pavarur dhe me vetëdije të vendosë për zgjedhjen personale. Ministria e Punëve të Brendshme, në pajtim me kompetencat e saja e ndjek gjithë procesin zgjedhor, me qëllim që dita e votimit të jetë e qetë dhe pa pengesa, ashtu siç i ngjan një shoqërie demokratike dhe të lirë. Periudhën e kaluar, shërbyesit policorë kanë kaluar një varg të planeve të aktiviteteve për vëzhgim dhe sigurim kualitativ të procesit zgjedhor të përgjithshëm nga fillimi deri në fund.

Të nderuar qytetarë, Ministria e Punëve të Brendshme është e përgatitur të sigurojë atmosferë të sigurt, ku çdo qytetarë do të mund të realizojë të drejtën zgjedhore, jemi të përgatitur me vendosmëri dhe pa kompromis të parandalojmë çdo përpjekje për prishjen e procesit zgjedhor, pavarësisht se ku dhe nga kush. Jini të sigurt se ligjet dhe vullneti i qytetarëve do të respektohen”, thotë ministri Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button