PDK e VV në garë për Veriun!

Pas Partisë Demokratike të Kosovës edhe Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të hyjë në garë për të marrë qeverisjen në katër komunt veriore të banuar me shumicë serbe, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Sipas tij, në orën 19:00 edhe VV-ja ka dorëzuar aplikim për pjesëmarrje në zgjedhje të parakoshme në komunat veriore.

“Kemi pranuar edhe një aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur aplikimin për zgjedhjet për kryetarë në këto 4 komuna”, tha Elezi për “Gazeta Blic”.

Aktualisht janë vetëm këto dy subjekte politike që kanë shprehur interesim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme, derisa LDK, AAK, NISMA, PSD dhe AKR nuk kanë shprehur interesim.

Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, ka shpallur zgejdhjet e parakohshme për komunat e veriut, pak ditë pas mandatimit të KQZ-së, pasi që kryetarët e këtyre 4 komunave kanë dhënë dorëheqje, si kundërpërgjigjeje ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e tarifës doganore në 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button