fbpx

Një vajzë 19-vjeçare është djegur e gjallë sepse e ka denoncuar drejtorin për abuzim seksual

Një vajzë, 19 vjeçare është djegur e gjallë në publik pasi kishte akuzuar drejtorin e universitetit islamik ku ajo studionte për abuzim seksual.

Sipas BBC, 19-vjeçarja Nusrat Jahan Rafi para dy javësh ishte thirrur në zyrën e drejtorit. Atje ai e ka prekur në vende sensitive të trupit dhe para se gjërat të bëheshin edhe më keq, vajza e re u largua.

Jahan e ka denoncuar veprimin në polici por ky akt i kushtoi jetën. Policët vendas e filmuan dhe e turpëruan duke thënë se ajo gënjen. Menjëherë drejtori ngriti padi ndaj vajzës duke kërkuar dënimin e saj me vdekje dhe ajo u dogj e gjallë në publik.

Në funeralin e saj u mblodhën më shumë se 10 mijë persona për të respektuar kujtimin e një vajze që kërkoi drejtësi.

Shumë femra janë viktima të një abuzimi seksual në shtetin jugor të Azisë. Mungesa e respektit ndaj grave dhe mentaliteti se ato duhet t’u shërbejnë burrave nuk i japin të drejta të cilat në Europë konsiderohen si normale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button