Deskoska: Rekomandimi i Komisionit të Venedikut është të hiqet censusi për zgjedhje të presidentit

Nëse nuk arrihet censusi i mjaftueshëm për zgjedhje të presidentit të ardhshëm në zgjedhje, ekzistojnë dy mundësi – shefi i shtetit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët pa shumicën e mjaftueshme në rrethin e dytë ose të zgjidhet në Kuvend, kështu tha sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pas konferencës evropiane për ndërmjetësim, transmeton Portalb.mk.

“Ne kemi rekomandim nga komisioni i Venedikut se censusi që ekziston në Kushtetutë për zgjedhje të presidentit është diçka që është jopërkatëse dhe duhet të hiqet. Ekspertët e huaj tashmë kanë vërejtur se ka diçka që është jotipike në vendet tjera që ndonjëherë në ndonjë mënyrë mund të paraqet rrezik që të mos mundet me sukses të zbatohen zgjedhjet presidenciale. Ndryshimi i kushtetutës me qëllim që të lehtësohet procesi i zgjedhjes së presidentit është diçka që tashmë është rekomanduar nga OSBE, gjegjësisht ODIHR. Ka dy opsione, njëri opsion është që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt me votat, pa arritjen e nevojshme të censusit në rrethin e dytë. Kjo do të thotë se kush do të fitojë më shumë vota, fiton dhe këtu nuk keni mundësi të minoni zgjedhje përmes numrit. Opsioni tjetër është zgjedhja e presidentit në Kuvend. Këto janë dy opsione të ndryshme të cilat janë të mundshme dhe të cilat ekzistojnë në të drejtën komeprative”, tha Deskoska.

Ndryshe, në zgjedhjet presidenciale të së dielës, 21 prill 2019 në Maqedoninë e Veriut, në rrethin e parë të drejtë vote kanë 1.808.131 persona. Sipas nenit 81 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, që të kemi fitore që në rrethin e parë për ndonjërin nga kandidatët: Blerim Reka, Gordana Siljanovska – Davkova ose Stevo Pendarovski, për të do të duhet të votojnë së paku 904.066 persona, apo shumica.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr së paku 904.066 persona në rrethin e parë, që me gjasë do të ndodhë në bazë të anketave, atëherë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale i planifikuar më 05.05.19.

Në të do të ballafaqohen dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota në rrethin e parë. Sipas nenit 121, paragrafi 3 i Kodit Zgjedhor, në rrethin e dytë fitore shënon kandidati i cili do të marrë shumicën e votave, nëse në votime do të dalin më shumë se 40% e qytetarëve me të drejtë vote, gjegjësisht së paku 723.253 vota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button