“Falja”, mekanizmi që gëzon presidenti i shtetit (VIDEO)

Kandidatët për president shteti gjatë debatit të sotëm në Alsat shprehën qëndrimet e tyre edhe rreth “faljes”, si një nga mekanizmat të cilin e gëzon presidenti i shtetit. Që të tre kandidatët ishin të mendimit se kjo është një materie tejet e ndjeshme dhe se duhet qasur me shumë kujdes dhe vëmendje, duke mos cenuar edhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Do të jem shumë i kujdesshëm në përdorimin, shfrytëzimin e kësaj të drejte nuk do ti bëj gabimet e paraardhësve të mi të cilët në disa raste keqpërdorën këtë të drejtë…”, tha Reka.

“Presidentët duhet me shumë kujdes dhe jo shpesh të përdorin këtë instrument sepse kjo mund të dëmtoj pavarësinë e gjyqësorit. Posaçërisht kur ka të drejtën ekskluzive për falje…”, u shpreh Siljanovska.

“Unë kam ditur të mbështes opsione politike, por edhe vendime politike por jo edhe të jem i dëgjueshmi i partisë sikurse që ishte presidenti i deritanishëm. Në rast se Ministria e Drejtësisë nuk ngrit procedurë për falje, presidenti nuk ka shanse teorike për falje”, theksoi Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button