Si do të vijojë aksioni politik i opozitës, PD-ja mbledh nesër strukturat

Vlerësimi i situatës politike dhe vendimmarrja e strukturave të partisë mbi vijimin e aksionit politik, do të jenë temat e diskutimit në mbledhjen e përbashkët mes kryesisë së partisë dhe grupit parlamentar që Partia Demokratike (PD) ka paralajmëruar mesditën e së enjtes, njofton TCH.

Prej disa muajsh PD ka dalë në protesta, duke kërkuar largimin e Ramës për zgjidhjen e krizës politike.

Pikërisht ecuria e aksionit politik do të diskutohet në mbledhje, ku nuk përjashtohet të vendoset edhe për pjesëmarrjen apo jo të opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Të enjten ora 12.00 do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kryesisë së PDSH dhe Grupit Parlamentar, nën drejtimin e Kryetarit Basha. Në rend dite do të jetë vlerësimi i situatës politike dhe vendimmarrja e strukturave të partisë mbi vijimin e aksionit politik”, thuhet në njoftimin e PD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button