Prokurorja Ruskoska paralajmëroi kah fundi i majit aktakuzë për organizatorët e 27 prillit

Pres që, më së voni deri në fund të majit, të ngritët aktakuzë për organizatorët e ngjarjeve në Parlament më 27 prill 2017, por nuk pres që brenda një kohe të shkurtë do të më jepet mundësia për të marrë në pyetje edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, porositi sot Vilma Ruskoska, prokurorja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, njofton Portalb.mk.

“Një pjesë të mirë të dëshmitarëve, të cilët kisha planifikuar t’i intervistoj i kam intervistuar. Këtë javë po merren në pyetje të pandehurit. Javën e ardhshme me siguri do të biem dakord me mbrojtjen që ata të inspektojnë provat dhe do të shoh nëse ka nevojë për të intervistuar edhe ndonjë dëshmitar e pastaj do ta përfundoj hetimin, deklaroi Ruskoska pas përfundimit të promovimit të Projektit Twinning Light për Standardizim dhe harmonizim sipas standardeve ISO17025 në laboratorët e Institutit për mjekësi Ligjore”, Kriminologji dhe Deontologji mjekësore.

Ajo nuk deshi të saktësojë se çfarë është profili i dëshmitarëve të cilët i ka intervistuar.

Lidhur me reagimet e një pjese të të burgosurve për këtë rast, të cilët besojnë se paraburgimi është i pajustifikuar dhe i gjatë dhe se deri tani nuk kanë qasje te provat, Ruskoska tha se Gjykata duhet të vlerësojë nëse paraburgimi është i bazuar apo jo.

“Mendoj se është i përcaktuar me bazë. Bëhet fjalë për vepër penale shumë serioze me procedurë voluminoze për grumbullim të provave dhe për hetime. Gjithkush ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën në Strasburg, por nuk besoj se ndonjë gjykatë, për vepër të tillë, do të thoshte se katër muaj paraburgim është paraburgim i gjatë”, theksoi Ruskoska.

Vuri në dukje se janë në fazë të përkthimit të dokumenteve të nevojshme për ekstradimin e të pandehurit të fundit në procesin e parë të ngjarjeve në Parlament i cili është në arrati në Suedi.

“Dje i dhamë dëshmitë të përkthehen dhe posa të përfundojë përkthimi i dëshmive dhe krejt asaj që kërkohet në një procedurë ekstradimi do të dërgohet menjëherë në Ministrinë e drejtësisë”, saktësoi Ruskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button