Pendarovski nga Kriva Pallanka: Vota për Gordanën është votë për një Ivanov të ri, të mos lejojmë të kthehemi prapa

Qytetarët e Kriva Pallankës treguan mbështetjen e tyre të fortë për kandidaturën e Pendarovskit me një prezencë masive në takimin dhe debatin e përbashkët të sotëm, njofton 24info.mk.

Salla ishte shumë e vogël për të gjithë qytetarët që donin të hynin andaj dhe Pendarovski i thirri të gjithë jashtë, nga ku, falënderoi për mbështetjen dhe tha se i motivonte qytetarët që të shihnin se ishin të bashkuar dhe të vendosur për të luftuar për përparimin e vendit.

“Me votën për numrin tre, ju votoni për zhvillim ekonomik dhe prosperitet, kurse vota për Gordanën do të thotë mandat i tretë për Ivanovin. Vota për Mickovskin do të thotë votë për Gruevskin, sepse njerëzit kanë ndryshuar, por politikat janë të njëjta. Le të mos kthehemi në të kaluarën e zezë, të gjithë e dimë se si ishte gjatë regjimit “, tha Pendarovski.

Ai theksoi se Maqedonia me ftesën për në NATO ka një konfirmim ndërkombëtar për sigurinë dhe kufijtë e saj.

“Është shumë e rëndësishme tani të shkojmë përpara. Duke marrë një datë për fillimin e negociatave me BE, do t’u jepet mundësia për zhvillim më të madh ekonomik, progres në bujqësi, shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë. Unë, si President i ardhshëm, do ta çoj vendin përpara drejt integrimit të plotë në BE”, tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button