Shkencëtarët, në alarm nga breshkat: Nuk u rikthyen në Nikaragua

Mungesa e breshkave të ujit, në atë që konsiderohej “fortesë e tyre” në Nikaragua, ka vënë në alarm autoritetet, transmeton Top Channel. 

Çdo vit, nga nëntori deri në mars, breshkat kurrizlëkurë mbërrijnë si me sahat në brigjet e rezervatit natyror të Río Escalante Chacocente, për të lëshuar vezët.

Kjo e pati kthyer Chacocenten në njërën prej zonave më të famshme të këtij procesi natyror, që kur ka nisur mbajtja e të dhënave. Por sivjet, asnjë breshkë e vetme nuk u kthye atje.

“Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë dhe mundësitë nuk janë të vogla që të ndodhë përsëri”, thotë Alison Gunn, nga Programi për Florën dhe Faunën e Amerikave dhe Karaibeve. “Ky është një sinjal tejet shqetësues, se ne duhet të lëvizim sa më parë e të identifikojmë problemin”, shton ajo.

Breshkat kurrizlëkurë, më të mëdhatë e breshkave të ujit, mund të mbërrijnë një peshë prej deri në 680 kg dhe një gjatësi prej dy metrash, çka bën që të renditen në mesin e zvarranikëve më të mëdhenj të botës. Me gjithë përmasat e tyre, këto breshka kërcënohen nga aktiviteti njerëzor, e popullata e tyre në lindje të Paqësorit klasifikohet si e rrezikuar seriozisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button