Han nuk e ka problem që SHBA tërhiqet nga Ballkani, dëshiron “Prespa” të zgjerohet

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, vlerëson se Uashingtoni është me “interes” dhe i jep mbështetje Bashkimit Evropian në planin e Ballkanit Perëndimor, por edhe ka kaluar koha kur ka qenë më aktivisht e kyçur në rajon, shkruan gazeta amerikane “Uashington Post”, njofton Portalb.mk.

Megjithatë, eurokomesari nga kryeqyteti i SHBA-së ka porositur se Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë mund të sjellë deri në marrëveshje tjera të ngjashme në Ballkan, si për shembull mes Kosovës dhe Serbisë.

Han ishte në Uashington në takime me kolegët e tij për diskutim për Lidnjen e Afërme, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor. Mu ky rajon i fundit ka përjetuar situatë jashtëzakonisht të rrallë: Zgjidhje të një kontesti disa dekadëshe, shkruan gazeta.

“Mendoj se edhe ne edhe SHBA ishim shumë më të suksesshëm, ndërkaq SHBA dha shumë mbështetje të madhe për atë që sot e quajmë Maqedoninë e Veriut”, tha Han në Uashington.

“Ballkani Perëndimor theksohet edhe për diçka tjetër. Në luftërat 1990-tës edhe në periudhën që vjen. Uashington ishte në karrigen vozitëse, dhe jo në Bruksel. Sot, ashtu siç thotë Han, bëhet fjalë për të kundërtën. SHBA i jep mbështetje shumë të madhe BE-së dhe në rajon”, thotë ai, duke shtuar “mendoj se ata janë shumë të gëzuar që ne tani e kemi rolin kyç në rajon”, shkruan gazeta.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. pershendetje dhe respekt Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn

Leave a Reply to zarif Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button