Anketa: Ja cilët kandidatë kanë më shumë përkrahje nga qytetarët e RMV-së

Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale për Stevo Pendarovskin do të votojnë 38.3 qytetarë, për Gordana Siljanovskën do të votojnë 33.2 qytetarë, ndërsa për Blerim Rekën do të votojnë 12.6 për qind e qytetarëve që do të dalin në votim, kështu tregon hulumtimi i mendimit publik të zbatuar nga agjencia “Rejting” në periudhën prej 8 deri më 4 prill, sipas 1.112 të anketuarve, me metodën person me preson, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me pyetjen se si është vlerësimi i tyre kush do të fitojë më shumë vota në rrethin e parë të zgjedhjeve, 39.3 e të anketuarve kanë thënë se do të fitojë Pendarovski, 26.5 kanë theksuar se do të fitojë Siljanovska, 6.3 konsiderojnë se do të fitojë Blerim Reka, ndërsa 27.3 ende nuk e dinë.

Në lidhje me fushatën zgjedhore të kandidatëve, gjithashtu, rreth 31 për qind e të anketuarve kanë thënë se Pendarovski udhëheq fushatë më pozitive dhe më të mirë, rreth 10 për qind prej tyre janë shprehur në dobi të Rekës, ndërsa tjerët nuk janë shprehur për as një prej kandidatëve ose ende nuk kanë formuar mendim dhe qëndrim.

Ndërsa sipas rezultatit të anketës së zbatuar nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti i Demokracisë “Societas Civil” Shkup në kërkesë të televizionit “Telma”, Stevo Pendarovski me 27.2 për qind është pak para Gordana Siljanovskës për të cilën janë shprehur 23.5 për qind, gjegjësisht dallimi është 3.7 për qind e votave.

Përkrahja për kandidatin Blerim Reka, sipas anketës së tyre, përkrahje kanë dhënë 11 për qind e të anketuarve.

Rezultatet tregojnë se Siljanovska ka përkrahje me të madhe te maqedonasit etnik (32.6 për qind) për dallim nga Pendarovski (28.6 për qind). Pendarovski ka përkrahje më të madhe prej shqiptarëve prej 20.5 për qind në krahasim me Siljanovskën e cila ka 0.4 për qind. Pjesa më e madhe shqiptarëve janë përgjigjur se do të votojnë për Blerim Rekën (41.6 për qind).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button