Edhe pas një muaji negociata për PSP-në, dallimet opozitë-pushtet mbeten edhe më tej

Edhe pas një muaji nisje negociatash, për statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), fatin e procedurave që tashmë kanë filluar edhe përdorimin e “bombave” si dëshmi gjyqësore, dallimet mes opozitës dhe pushtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ende nuk janë tejkaluar, transmeton Portalb.mk.

Grupi i punës i VMRO-DPMNE-së këtë fundjavë në Ministrinë e Drejtësisë sërish dërgoi materiale për Propozim ligjin për prokurorinë publike, por dallimet kryesore mbeten edhe më tej.

“Këtë fundjavë nga VMRO-DPMNE-ja dërguan materiale sërish, por dallimet kryesore mbeten edhe më tej. Materialet nuk ishin në pajtim me rekomandimet evropiane për hapjen  e negociatave. Bisedimet do të vazhdojnë” thonë për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.

Megjithëse për në fundjavën e fund muajit mars u paralajmërua rrethi i katërt i negociatave, i njëjti nuk është realizuar as këtë fundjavë, ndërkaq reagimet të shumta ka pasur nga faktori ndërkombëtar për miratim sa më të shpejtë të Ligjit për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike.

LEXO: Suedia: Partitë ta zgjidhin çështjen e PSP-së me urgjencë të madhe
LEXO: Fuere: Jam i shqetësuar nga shumë kompromise që bëhen për PSP-në
LEXO: Amerikanët “mezi e presin” Maqedoninë e Veriut në NATO, por kërkojnë edhe të zgjidhet statusi i PSP-së

Edhe pse eurokomesari Johanes Han, si një faktor kyç për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve RMV-BE e paraqiti edhe Ligjin e PP-së, faktori i brendshëm e shoh si mundësi të marrjes së një pike pozitive në raportin e Komisionit Evropian. Ndërkaq, burimet diplomatike kanë njoftuar se i njëjti ligj nuk e përcakton fatin e marrjes ose jo të datës nga BE-ja.

Çka përmbajnë 65 amendamentet e VMRO-DPMNE për PSP?

Shlyerje e neneve të tëra nga projekt-ligji për Prokurorinë Publike dhe përfshirje të neneve të reja të cilat e pozicionojnë PSP-në vetëm si njësi në përbërje të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me mandat derisa zgjasin proceset gjyqësore aktuale, janë shkurtimisht disa nga 65 amendamentet të cilat VMRO-DPMNE i ka parashtruar si propozime në tavolinën e negociatave.

“Status quo”-ja e negociatave, qarkulloi informacionet se opozita dhe pushteti janë marrë vesh që PSP-ja të shkojë në histori – të mos funksionojë më, por të njëjtat i demantoi zëdhënësi i Qeverisë së RMV-së, Mile Boshnjakovski, i cili tha se negociatat nuk zhvillohen pas dyerve të mbyllura sepse gjithmonë ka informata në opinion, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska gjithmonë është e qasshme t’i tregojë detajet.

“Pajtohemi që ligjin nuk e nënshkruajmë për ne, por për qytetarët. Qëllimi është të kemi dy të tretën e shumicës, ky ligj do të jetë ai që do ta përshpejtojë rrugën drejt Bashkimit Evropian që të marrim datë. Ky është një nga ligjet reformuese që përfaqësuesit e Bashkimit Evropian presin ta miratojmë së bashku dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët”, tha Boshnjakovski.

LEXO: Ministrja Deskoska për fatin e PSP-së: Tri çështje janë të papranueshme për ne (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button