fbpx

Reka-Siljanovska-Pendarovski: Ndotja e ambientit është urgjencë, do ta nënshkruajmë Deklaratën Ekologjike

Ndotja e ambientit jetësor është një punë që kërkon urgjencë dhe për këtë shkak do ta nënshkrujnë Deklaratën Ekologjike, premtuan kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski, në debatin “Degradimi i ambientit jetësor – rrezik për sigurinë nacionale”, i organizuar nga Iniciativa Ekologjike “O2”, transmeton Portalb.mk.

Një sasi e madhe e metaleve të rënda industriale në deponinë “Jugohrom”, janë një rrezik i madh për burimin e Rashçes, deponia Pelenicë ka më shumë se 8 mijë tonë lëndë helmuese Lindan, shkolla të lokalizuara në afërsinë e deponisë me Arsen, janë vetëm disa nga problemet që u adresuan në debat.

Nga “O” janë pesimist, sepse përveç se nuk bëhet asgjë për mbrojtjen e ambientit, me ndërtimin e 4 hidrocentraleve që po planifikohen, do të shkatërrohet edhe më shumë ajo.

“Nuk bëhet asgjë. Planifikohen diku katër hidrocentrale, me të cilat edhe më shumë do të dëmtohet. Ne flasim për një shkatërrim masiv të ambientit jetësor, nuk kemi vend që nuk është i përfshirë, që nuk është i ndotur”, thanë nga “O2”.

Blerim Reka ka hapa konkret, formimin e një Qendre për Energji dhe Ekologji, dhe shkatërrimin e rrjetit oligarkik të importit të mbeturinave në RMV.

“Të parën që do ta bëj, është të formoj qendër për energji dhe ekologji. Do ta shkatërroj rrjetin e oligarkëve, sepse ata janë që merren me importin e mbeturinave, që t’ju pamundësoj që këtë ta bëjnë biznis të tyrin, kurse kjo ta dëmtojë qytetarin. Në fund ne qytetarët do ta paguajmë atë, jo me çmim, por me jetë”, tha Reka.

Gordana Siljanovska nuk dha ndonjë premtim, por solli shembullin e Kushtetutës së Norvegjisë, ku e drejta për jetë, është e drejtë kushtetuese.

“Unë jam për mbylljen e hekuranave, pavarësisht se sa do të kushtonin ato. Velesi është Shkup, Strumica është Shkup, Jugohromi është Shkup, pse? Kur them se kjo është obligim kushtetues, kjo lidhet direkt. Në vendet skandinave, mund ta shihni në kushtetutën e Norvegjisë, për të drejtën e jetës”, tha Siljanovska.

Për Stevo Pendarovskin prioritet është anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE), sepse sipas tij ata ofrojnë projekte të majme për mbrojtje të ambientit jetësor.

“Prioritet është që të hymë në bashkësitë evropiane, sepse ata ofrojnë fonde të majme, të alokuara për mbrojtje të ambientin jetësor”, tha Pendarovski.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close