Tri skuadra londineze në garë për Ivan Perisic

Ivan Perisic duket se do të largohet nga Interi në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi kroat nuk është i lumtur te Interi dhe kishte kërkuar largimin nga klubi italian edhe gjatë afatit kalimtar të dimrit, transmeton Telegrafi.

Në janar lojtari nuk u largua pasi në adresë të Interit nuk erdhi asnjë ofertë e kënaqshme.

Ivan Perisic. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Por duket se largimi i tij përfundimtar do jetë në verë pasi në garë për të janë vënë tri skuadra të njohura angleze.

Tottenham Hotspur, West Ham United dhe Arsenal janë tri ekipet londineze që po e duan lojtarin.

Inter është gati ta lë të lirë të largohet nën kampionin e botës, por dëshiron që të fitojë rreth 40 milionë euro nga shitja e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button