Ministri Filipçe: Spitali në Koçan nuk do të mbyllet, shndërrohet në qendër rajonale për amputim

Spitali i Koçanit nuk do të mbyllet dhe shërbimet që janë ofruar deri tash, do të jepen edhe më tej, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në takim me Kolegjiumin e Doktorëve të Spitalit me veprimtari të zgjeruar në Koçan, transmeton Portalb.mk.

“U kritikuam se do ta mbyllim Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, por nuk bëhet fjalë për mbyllje, por për model të avancimit, ku për të njëjtat para nga Fondi do të marrin kushte të punës për punonjësit shëndetësorë, dhe kushte më të mira për pacientët”, tha Filipçe.

Sipas tij, Spitali i Koçanit do të shndërrohet në Qendër Rajonale për amputim, dhe kjo do të jetë një përfitim i madh për banorët e Koçanit, sepse do të zgjerohen shërbimet.

Meqë në rrjedhë është realizimi i analizës së fizibilitetit, sipas ministrit Filipçe, pas përfundimit të saj, do të hapet debat i gjerë. Shërbimet do të mbeten, kurse partneri privat do të investojë në infrastrukturë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button