Situata e fundit në Sudan, 7 kërkesat e opozitës

Pas deklaratës së parë të kryetarit të Këshillit Ushtarak Kalimtar Abdel Fattah al-Burhan, opozita njoftoi se do të vazhdojnë revolucionin dhe rezistencën, në rast se nuk përmbushen kërkesat e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Opozita e cila mbushi rrugët në Sudan, njoftoi që do të vazhdojë uljen në shenje proteste dhe rezistencën derisa të përmbushen 7 kërkesat e tyre.

“Revolucioni ynë nuk do të përfundojë me ndryshimin e fytyrës dhe maskës së tyre të mashtrimit. Hapi i parë i rrëzimit të regjimit është që qeveria pa kusht t’i transferohet në një qeveri e përkohshme civile. Qeveria në fjalë kohën e tranzicionit duhet ta menaxhojë 4 vite”, thuhet në deklaratën e përbashkët të forcave opozitare në vend.

Shtatë pikat që përbëjnë kërkesat e opozitës revolucionare janë:

– Largimi nga detyra dhe arrestimi i kuadrit qeverisës i institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, të cilat njihen me ligësirat e tyre dhe 30 vite japin urdhëra duke përdorur fuqi.

– Rikrijimi i institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës ashtu që do të kryejnë detyrat e tyre.

– Shpërbërja e forcave të armatosura milice të regjimit si njësive hije dhe mbrojtjes popullore.

– Largimi nga detyra dhe arrestimi i zyrtarëve në forcat e rregullta dhe institucionet të cilat njihen se kanë kryer krime ndaj qytetarëve në rajonet veçanërisht ku ndodhin përleshje të armatosura si Darfur, Malet Nuba dhe Nili i Kaltërt Jugor.

– Arrestimi dhe gjykimi në përputhje me kushtetutën të të gjithë kuadrit të të gjithë institucioneve të regjimit, të cilët kanë kryer krime të ndryshme, vrasje si dhe korrupsion financiar.

– Lirimi i të gjithë të burgosurve politik dhe të burgosurve ushtarak të cilët qëndruan me revolucionin.

– Heqja e të gjithë ligjve në Kushtetutën e Sudanit të cilët janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut në konventat ndërkombëtare, që kufizon liritë.”

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes Awad bin Auf, si kryetar i Këshillit Ushtarak Kalimtar, më 11 prill njoftoi largimin e al-Bashir nga detyra, i cili ka qenë në krye të vendit që nga viti 1989, dhe nisjen e një faze tranzitore dyvjeçare pas demonstratave masive në të cilat bëhej thirrje për largimin e presidentit.

Pa kaluar 24 orë pasi ushtria mori nën kontroll qeverinë dhe Auf u betua si kryetar i Këshillit Ushtarak Kalimtar, ai njoftoi se dha dorëheqje dhe në vend të tij e zgjodhi Abdel Fattah al-Burhan.

Al-Bashir erdhi në pushtet pas një puçi ushtarak në vitin 1989 kundër qeverisë së zgjedhur të kryeministrit Sadik al-Mahdi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button