Reka sonte vazhdoi fushatën e tij në Gostivar

Kandidati për president, Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Gostivar. Gjatë tubimit, Reka ishte i shoqëruar edhe nga kreu i Alenacës së Shqiptarëve, Ziadin Sela si dhe nga lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Gjatë tubimit Kasami theksoi se opozitën shqiptare mundohen ta degradojnë, duke thënë se nuk janë në rrugën e duhur. “Iu them, ne jemi në rrugë të drejtë, pas nesh dhe Blerim Rekës qëndrojnë shqiptarët”, theksoi Kasami.

Ai më tej ka shtuar se nesë maqedonasit e duan një republikë eurpiane edhe maqedonasit duhet ta votojnë Blerim Rekën. “Nëse ata duan një Republikë Europiane, këtë më së miri di ta bëj Blerim Reka dhe iu them se edhe maqedonasit duhet ta votojnë konceptin e Blerim Rekës”, përfundoi Kasami.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarë Ziadin Sela ne Gostivar gjatë promovimit të kandidatit për President Blerim Reka, ka folur për rëndësinë dhe donozdoshmërinë e votës shqiptare per ta votuar Blerim Rekën.

Ai ka thënë se fitore për kandidatin tonë është qoftë edhe një votē shqiptare për Blerim Rekën dhe ka thënë se votë e humbur është çdo votë shqiptare për kandidatin e LSDM Stevo Pendarovskin.

Gjatë tubimit, Reka tha se në thelb të fushatës qëndron Republika kundër shtetit privat e të kapur dhe Republika me perspektivë – kundër shtetit të zbrazët.

‘’Shteti nuk është pronë private, por trashëgimi e gjithë qytetarëve të saj si të barabartë. Republika nuk njehë demokracinë e dozuar për “kombet statistikore”, të cilëve u lejohen aq të drejta sa përqind janë. Në Republikë, nuk ka “dhënie” të drejtash, sepse ato janë të drejta natyrore si shtetas të këtij shteti, e jo nga diskrecioni i pushtetit që vendosë se: kujt, kur, e sa të drejta do ti lejohen. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare nuk është i detyrueshëm, por vullnetar. Vetë vendosim nëse do bëhemi pjesë e tyre. Përderisa BE-ja afron vlera, kurse NATO siguri, kjo krijon një perspektivë të përgjithshme në vend, i tërheq investitorët e huaj që të vijnë brenda dhe paranadalon qytetarët që të ikin jashtë. Mungesa a perspektivës e zbrazi për një çerek popullatën e vendit, kurse paralajmërimet janë që deri në 2030 mund të ikë edhe çereku tjetër i popullsisë. Mungesën e perspektivës nuk e bjen vetëm papunësia, por edhe lodhja e qytetarit nga nepotizmi dhe korrupsioni. Nga mungesa e sundimit të ligjit dhe nga gjyqësori i politizuar. Nuk ka perspektivë poashtu kur vendi me vite është ndër më të ndoturit në botë’’, tha Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button