Bërnabiq: Kosova ta heqë taksën,pastaj dialogu

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, sërish është deklaruar se për t’u vazhduar dialogu me Kosovën, ajo duhet ta heqë taksën ndaj mallrave serbe, njofton Lajmi.net.

“Ky është minimumi që mund ta kërkojmë. Serbia javën e kaluar ka dhënë edhe një sinjal shumë të madh dhe për të treguar se sa i rëndësishëm për ne është bashkëpunimi rajonal, edhe pse Kosova s’e respekton marrëveshjen e CEFTA-s: Ne kemi nënshkruar marrëveshjen për roaming sepse i është i rëndësishëm për bashkëpunimin ekonomik e rajonal”, ka thënë Bërnabiq për TV Prva.

E pyetur se çfarë pret nga takimi i Berlinit më 29 prill, ajo ka thënë se i intereson të dijë se çfarë kanë për të thënë zyrtarët evropianë për këtë temë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button