Koncert me nivel artistik

Vazhda e koncerteve në kuadër të festivalit “Skena e muzikës serioze shqiptare”, sjellë frytet e saj në pikëpamje artisike dhe atë shoqërore. Një frymë e re mbizotron në jetën kulturore-artistike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por jo vetëm.

Në një kuadër të tillë, ky festival në mbrëmjen e datës 11 prill pranë Qendrës për Kulturë në Tetovë dhuroi koncert me nivel artistik nga piano trio. Nën udhëheqjen e violinistes Lida Aliu, violonçelistit Enis Alji dhe pianistit Shkelzen Baftiari që përfaqësuan denjësisht një trio mjaft cilësore, që tashmë e kanë shqiptarët e këtij vendi.

Ata u paraqiten me një program mjaft delikatë, por me shumë shije artistike si Sergei Rachmaninoff  “Trio Elegiaque no. 2” dhe vepra nga kompozitori shqiptar Fatos Lumani “Folk Sonatina”.

Në radhë të parë, vepra e kompozitorit romantik S. Rachmaninoff, që në përgjithësi cilësohet si vepër mjaft e vështirë në të gjitha pikëpamjet si ajo teknike, por edhe atë të muzikalitetit. Megjithatë,  ata  dhanë impaktin e profesionistëve të vërtetë duke përfaqësuar denjësisht tre kohët e veprës në fjalë. Nga gjërat mjaft të rëndësishme që çdo trio duhet t’i dal përballë është karakteri i veprës së caktuar. Si rrjedhojë për këtë, loja që krijuan dhe karakteri mjaft dinjitoz i veprës themi që arritën mjaft cilësi dhe nivel artistik.

Harmonizimi dhe loja e kujdesshme nga përfaqësuesit e vet trios, tregun që çdo kohë e veprës ka rëndësinë dhe trajtimin e duhur. Megjithatë, edhe pse një ambienti jo i favorshëm për një trio të tillë cilësore, që sidoqoftë nuk ndikoi në rrjedhën dhe ecurinë e nivelit artistik.

Vepra që përmbylli mbrëmjen e datës 11 prill, i përket kompozitorit të mirënjohur shqiptar Fatos Lumani me “Folk Sonatina”.

Në përgjithësi, kompozitori në fjalë tashmë ka arritur një stad të caktur artistik duke qenë brenda korrnizave të muzikës bashkëkohore. E tillë, ishte edhe vepra në fjalë. Një pjesë majft dinamike, por edhe me motive që mishërohen nga folklorit shqiptar, megjithatë të trajtuara me strukturë më ndryshe. Nga momentet që vet vepra krijonte ishin ritmet e thyera që përsëriteshin kohë pas kohe, por që janë pjesë e traditës sonë folklorike.

Në një kuadër të tillë, kompozitori Lumani në përgjithësi është ithtar i mendimeve të bazuara në tabanin e muzikës shqiptare.

Cilësia e koncerteve dhe veprave të tilla, krijojnë mjaft ndikime pozitive në shoqërinë që duket e shpërqendruar nga jeta kulturore-artistike. Sidoqoftë, ky festival dhe të tillë të ngjashëm si ky tregojnë që shpresa dhe vullneti për të bërë gjëra cilësore dhe me nivel nuk ka humbur ende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button