Pendarovski nuk ka lidhje me rastin e Rufi Osmanit në vitin 1997

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet presidenciale aktuale Gordana Silljanovska -Davkova, përgjatë debatit me kandidatët presidencial në RTVM duke replikuar me Stevo Pendarovski e tha edhe të pavërtetën në vazhdim:

 

Nëse kujtojë ngjarjet (në të kaluarën) gjë që më bënë të ndjej jorehati nga kolegu afër meje (Blerim Reka), në Tetovë me Universitetin e Tetovës dhe nëse kujtojë rastin e Rufi Osmanit dhe aksioneve në atë kohë kur ju ishit në ato struktura, atëherë ndjej turp prej komentit…

[Burimi: Dueli TV i kandidatëve presidencial, RTVM1 – data: 12.04.2019]  

Ky pretendim i profesoreshës Gordana Silljanovska – Davkovka, se kandidati i qeverisë Stevo Pendarovski, në kohë e tij në vitin 1994 dhe 1997, si këshilltar politik ka pasur rol për ngjarjet e Universitetit të Tetovës dhe për arrestimin e Rufi Osmani-t, është i pavërtetë. 

Ngjarjet lidhur me Universitetin e Tetovës (parregullsitë në Reçicë të Vogël dhe intervenimi i policisë), për të cilët flet Silljanovska – Davkovka ndodhi në fund të vitit 1994 dhe në fillim të vitit 1995.

Në tekstin e Deutsche Welle të 17.12.2014 mund të lexohet se:

Me 17 dhjetor të vitit 1994 grup i intelektualëve, personat publik dhe përfaqësues të partive politike në Tetovë me vetiniciativë morën vendimin të themelohet universitet në gjuhën shqipe, gjë që u ndesh me kundërshtime të ashpra nga ana e strukturave udhëheqëse shtetërore dhe personaliteteve në Maqedoni. Menjëherë pas asaj pasuan edhe intervenimet e policisë dhe përplasjet me prapavi ndëretnike në lagjen periferike të Tetovës, Reçicë e Vogël dhe fshati Poroj duke tentuar që të ndalojnë dhe të pengojnë ligjërimet dhe funksionimi i universitetit. 

Për këtë kur kanë ndodhur parregullsitë në Reçicë të Vogël dhe intervenimi i policës mund të gjendet edhe në Wikipedia, në tekstin me titull: “Konflikti ushtarak në Maqedoni, 2001”, në kaptinën Kronologjia e krizës,ku thuhet se:

Me 15 shkurt të vitit 1995, 2.000 Shqiptarë  janë mbledhur në hapjen e universiteti ilegal në gjuhën shqipe në Reçicë të Vogël në Tetovë. Pas kësaj kanë pasuar protesta të mëdha në gjithë shtetin nga ana e studentëve maqedonas dhe nxënës të shkollave të mesme. Pas dy ditësh, universiteti u mbyll, dhe në parregullsitë një shqiptarë është vrarë. 

 

Pendarovski, në politikë kyçet shumë më vonë, më saktë në vitin 1998 kur “ka qenë udhëheqës i Drejtorisë për analitik dhe hetim në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe zëdhënës i ministrisë (1998-2001), prej vitit 2001 deri në vitin 2004 është Këshilltar i sigurisë kombëtare të Presidentit të Republikës së Maqedonisë…” (ueb-faqja e Qeverisë)

Ashtu që, Pendarovski nuk mund të lidhet me ngjarjet në Tetovë, aq më pak me parregullsitë në Gostivarprej 9 korrikut të vitit 1997 dhe arrestimit të Rufi Osmanit. Të rikujtojmë se atëherë erdhi deri te përplasjet e përgjakshme mes shqiptarëve nga Gostivari dhe policisë për shkak se qytetarët nuk lejonin që flamuri shqiptarë të hiqet prej shtyllës para Komunës, kryetari i të cilës atëherë ishte Rufi Osmani.

Këtë pretendim të Silljanovska – Davkova përgjatë debatit në RTVM e demantonte edhe vet Pendarovski, i cili tha se nuk ka asnjë pikë të përbashkët me ato ngjarje dhe theksoi se pikërisht Rufi Osmani e ka mbështetur në zgjedhjet presidenciale në vitin 2014.

Duke pasur parasysh gjithë këtë deklaratën e Silljanovska – Davkovka e vlerësojmë si të pavërtetë. 

Burimi: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button