Reka në Kërçovë: Ka përfunduar koha e politikanëve të korruptuar (FOTO)

Kandidati i pavarur për president, Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Kërçovë, ku morën pjesë mijëra qytetarë, transmeton Portalb.mk.

Kandidati i pavarur për president të RMV-së, Blerim Reka në Kërçovë
Kandidati i pavarur për president të RMV-së, Blerim Reka në Kërçovë

Gjatë tubimit, Blerim Reka tha se në thelbin e republikës shumëetnike është ligji dhe mbi të gjitha ligji është republikë për të gjithë, me ligjin për të gjithë, dhe ky është koncepti im.

“Vetëm me një republikë ku sundon ligji do të lejojmë politikan me duart e pastërta dhe assesi me duart të përlyera. Ligji do të jetë ai i cili do t’i dënojë por jo vetëm penalisht, ligji do t’i dërgojë në histori partitë politike të cilat, që 18 vite shkelën ligjin, ushtruan korrupsion dhe vazhdojnë me nepotizëm, si dhe nuk e përfillin gjyqin. Ka përfunduar koha e politikanëve të korruptuar, nepotizuar e të kapur, dhe kjo përfundon me 21 prill.

Duke folur më tej, Reka tha se pa qenë pjesë e strukturave më të larta shtetërore ne nuk jemi të barabartë.

Kandidati i pavarur për president të RMV-së, Blerim Reka në Kërçovë
Kandidati i pavarur për president të RMV-së, Blerim Reka në Kërçovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button