fbpx

Akuza paushalle

Burimi: KriThink

Titulli i tekstit që e recensojmë spekulon, sepse brenda artikullit nuk ka asnjë dëshmi se janë bërë kontrolle të jashtëzakonshme teknike të autobusëve që i kanë transportuar përkrahësit e kandidatit presidencial të opozitës. Sa i përket pohimit: “vlon nga policia”, me të në mënyrë tendencioze potencohet prania e policisë, edhe pse është krejtësisht normale që në çdo tubim të ketë polici, ajo është e pranishme edhe në tubimet e partive në pushtet, si dhe në tubimet e tjera të qytetarëve.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli origjinal:  Kontrolle të jashtëzakonshme teknike, vlon nga policia:Tentohet gjithçka për ta bllokuar tubimin në Ohër

Data dhe koha e publikimit: 1.4.2019

Data e recensionit: 3.4.2019

Recenzues: Sillvana Zhezhova

Autobusët që u  nisën drejt Ohrit u ndaluan për kontrolle të jashtëzakonshme teknike. Janë bllokuar hyrjet në Ohër, ndërsa në vendin ku VMRO-DPMNE-ja do të mbajë tubim sonte, vlon nga policia.

Ky pretendim nuk mbështetur me fakte, është plasuar në mënyrë paushalle pa asnjë verifikim. Nuk ka deklaratë nga ndonjëri prej shoferëve që do të konfirmonte se autobusët, gjoja, janë ndaluar nga policia, ndërsa qytetarët janë penguar që të mbërrinin në tubim.

Nuk ka as qëndrim zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila do të konfirmonte këtë informacion.

Për pretendimet se “vlon nga policia”, sipas asaj që ofrohet nga teksti si informacion, lexuesit me asgjë nuk mund të binden se në tubim ka pasur një numër të madh policësh. Por ajo që duhet të dihet është se sigurimi  policor është një çështje normale për çdo tubim, pasi organizatorët zakonisht ngjarjet e këtilla i lajmërojnë në MPB për të ruajtur rendin dhe qetësinë.

Ajo që, po ashtu është e rëndësishme është se nëse vërtet ka pasur tentim për ta penguar tubimin e Gordana Siljanovska-Davkovës në Ohër, VMRO-DPMNE-ja do të reagonte dhe do ta informonte publikun. Mirëpo, përveç në këtë “lajm”, informacion për kontrollet e pretenduara të jashtëzakonshme teknike, as nuk dëgjuam, e as që pamë diku tjetër.

Kur bëhen pretendimet paushalle, kur ato nuk janë të mbështetura me asnjë provë, rezulton se informacioni është trolluar, gjegjësisht edhe ai është paushall.

Lexuesit duhet t’i kushtojnë vëmendje asaj se këto tekste në të cilat shprehen pretendime të njëanshme a janë të mbështetura me deklarata relevante, të cilat në këtë rast do të ishin nga MPB-ja ose nga ndonjëri prej shoferëve të autobusëve, që do ta konfirmonte se është dërguar në kontrollim teknik. Teksti pohon se në tubim ka pasur një numër shumë të madh të pjesëmarrësve, prandaj supozohet se ka pasur aq shumë autobusë. Kështu që ka mundur të gjendet të paktën një shofer me deklaratën e të cilit do të mbështeteshin akuzat e shprehura me lehtësi.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close