Polonia e ka ratifikuar Protokollin për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO

Senati i Republikës së Polonisë, në seancë plenare në Varshavë, në të cilën ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, e ka votuar pajtueshmërinë për Ligjin për ratifikimin e protokollin për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtuan nga MPJ, me votimin në Senat, Polonia edhe formalisht e ka mbaruar procesin e ratifikimit të protokollit hyrës dhe është vendi i 11 me radhë që e ratifikon protokollin.

“Jemi falënderues ndaj Polonisë, këtë vit shënon 20-vjetorin e hyrjes në Aleancë dhe 15 vjetorin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Polonia vazhdimisht i përkrahë përpjekjet tona për realizimin e qëllimeve strategjike për integrim në BE dhe NATO. Jemi thellë të bindur se mbështetja te tillë dhe partneriteti do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, deklaroi Dimitrov.

Pas mbledhjes, Dimitrov u prit në takim nga ana e Mareshalit të Senatit të Republikës së Polonisë, Stanisllav Karçevski, ku, ceket, u konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe u bisedua për mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit parlamentar.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO
  2. Greqia e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin e Maqedonisë së Veriut, me një minutë heshtje e filloi seancën (VIDEO)
  5. Kroacia e ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
  7. Rumania e nënshkroi Protokolin për anëtarësim të RMV-së në NATO, nesër do ta nënshkruajë Lituania
  8. Lituania e nënshkroi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button