Yjet e Bayernit përleshen në stërvitje

Dy yjet e Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman raportohet se janë përplasur fizikisht sot në stërvitje dhe kanë shkëmbyer grushte para se të ndaheshin nga bashkëlojtarët,

Sipas “Bild+”, lojtarët ishin përplasur në një stërvitje të mbyllur për media, njofton Koha.net.

Në raportim theksohet se Lewandowski dhe Coman kishin pasur një konflikt verbal fillimisht para se të nisnin grushtet. “Bild” shkruan se të dy sulmuesit kanë goditur njëri-tjetrin në fytyrë.

Ishte dashur ndihma e lojtarëve Niklas Sule dhe Jerome Boateng për t’i ndarë.

Pavarësisht këtij incidenti, trajneri Niko Kovaç vazhdoi me stërvitjen duke befasuar të gjithë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button