Kryemadhi për grabitjen në Rinas: Qeveria është bërë palë me krimin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për media i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës të së shtunës.

Sa i takon grabitjes të së martës ajo u shpreh se shteti ka rënë dhe qeveria është bërë palë me krimin. Sipas saj aeroporti i Rinasit atakohet sa herë kriminelët duan dhe sa herë duhen para për t’u bërë gati para zgjedhjeve.

“Sot qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurt sepse aeroporti i Rinasit paraqitet si një objekt i atakueshëm nga kriminelët sa herë ju duhet për ta atakuar këtë institucion, por edhe sa herë që ju duhen para për t’u bërë gati para zgjedhjeve, shkruan Lapsi.al

Qeveria në vend të marrë përgjegjësit u ikën përgjegjësive, me një sjellje që i dekurajon qytetarët, duke i dhënë mbështetje kriminelëve të cilët nuk ndihen të rrezikuar nga forca e ligjit, por ndihen të mbrojtur nga qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button