Bogoev: Do ta pastrojmë deponinë te “Boris Trajkovski”, dhe më pas do ta ndërtojmë hyrjen

Deponia që u dogj në bregun e Lumit Vardar, afër sallës sportive “Boris Trajkovski”, do të pastrohet, dhe më pas do të ndërtojë hyrjen, kështu ka njoftuar sot kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, transmeton Portalb.mk.

“Të shtunën do të organizojmë aksion për pastrim të pjesës urbane të Karposhit. Pas këtij aksionit do të fillojmë me organizimin e një aksioni të madh, që të pastrohen mbeturinat që janë hedhur këtu me vite. Do t’i thërrasim ndërmarrjet e Qytetit të Shkupit dhe institucionet tjera, me mekanizmin e tyre dhe me fuqinë punëtore do ta pastrojmë atë deponi”, tha Bogoev.

LEXO: Shkup, është ndezur një zjarr afër Qendrës sportive “Boris Trajkovski”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button